1 Kronikave 1
  • 1 Adami, Sethi, Enoshi,
  • 2 Kenani, Mahalaleeli, Jaredi,
  • 3 Enoku, Methusalehu, Lameku,
  • 4 Noeu, Semi, Kami dhe Jafeti.
  • 5 Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku dhe Tirasi.
  • 6 Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
  • 7 Bijtë e Javanit ishin Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
  • 8 Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
  • 9 Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.
  • 10 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
  • 11 Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët,
  • 12 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
  • 13 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi,
  • 14 Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
  • 15 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
  • 16 Arvadejtë, Tsemarejtë dhe Hamathejtë.
  • 17 Bijtë e Semit ishin Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami, Uzi, Huli, Getheri dhe Mesheku.
  • 18 Arpakshadit i lindi Shelahu dhe Shelahut i lindi Eberi.
  • 19 Eberit i lindën dy bij: njeri quhej Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe i vëllai quhej Joktan.
  • 20 Joktanit i lindi Almodali, Shelefi, Hatsarmavethi, Jerahu,
  • 21 Hadorami, Uzali, Diklahu,
  • 22 Ebali, Abimaeli, Sheba,
  • 23 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Të tërë këta ishin bijtë e Joktanit.
  • 24 Semi, Arpakshadi, Shelahu,
  • 25 Eberi, Pelegu, Reu,
  • 26 Serugu, Nahori, Terahu,
  • 27 Abrami, që është Abrahami.
  • 28 Bijtë e Abrahamit ishin Isaku dhe Ismaeli.
  • 29 Këta janë pasardhësit e tyre: i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari, Abdeeli, Mibsami,
  • 30 Mishma, Dumahu, Masa, Hadadi, Tema,
  • 31 Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit.
  • 32 Bijtë e Keturahës, konkubinës së Abrahamit: ajo lindi Zimramin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahun. Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani.
  • 33 Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Të tërë këta ishin bijtë e Keturahut.
  • 34 Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli.
  • 35 Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.
  • 36 Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Tsefoi, Gatami, Kenazi, Timna dhe Amaleku.
  • 37 Bijtë e Reuelit ishin Nahathi, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.
  • 38 Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Tsibeoni, Anahu, Dishoni, Etseri dhe Dishani.
  • 39 Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit.
  • 40 Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit.
  • 41 Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.
  • 42 Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani.
  • 43 Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.
  • 44 Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu.
  • 45 Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve.
  • 46 Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith.
  • 47 Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu.
  • 48 Kur vdiq Samlahu, në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehobothi mbi Lum.
  • 49 Kur vdiq Sauli, në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, bir i Akborit.
  • 50 Kur vdiq Baal-Hanani, në vend të tij mbretëroi Hadabi. Emri i qytetit të tij ishte Pan dhe e shoqja quhej Mehetabeel; ishte bijë e Matredit, që ishte e bija e Mezahabit.
  • 51 Pastaj vdiq Hadabi. Krerët e Edomit ishin: shefi Timnah, shefi Avlah, shefi Jetheth,
  • 52 shefi Oholibamah, shefi Elah, shefi Pinon,
  • 53 shefi Kenaz, shefi Teman, shefi Mibtsar,
  • 54 shefi Magdiel, shefi Iram. Këta ishin shefat e Edomit.