2 Timoteut 4
  • 1 prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.
  • 2 Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët
  • 3 dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i sjellin drejt përrallave.
  • 4 Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.
  • 5 Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
  • 6 Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.
  • 7 Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij.
  • 8 Përpiqu të vish shpejt tek unë,
  • 9 sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci.
  • 10 Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë.
  • 11 Tikikun e dërgova në Efes.
  • 12 Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.
  • 13 Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij.
  • 14 Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona.
  • 15 Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.
  • 16 Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit.
  • 17 Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.
  • 18 Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit.
  • 19 Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
  • 20 Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
  • 21 Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.
  • 22 Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,