Galatasve 5
  • 1 Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.
  • 2 Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.
  • 3 Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.
  • 4 Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,
  • 5 sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.
  • 6 Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?
  • 7 Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.
  • 8 Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.
  • 9 Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.
  • 10 Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.
  • 11 Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!
  • 12 Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.
  • 13 Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.
  • 14 Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.
  • 15 Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,
  • 16 sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.
  • 17 Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.
  • 18 Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,
  • 19 idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,
  • 20 smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
  • 21 Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.
  • 22 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.
  • 23 Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.
  • 24 Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.
  • 25 Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.
  • 26 Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.