Jozueu 15
  • 1 Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor.
  • 2 Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug,
  • 3 dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;
  • 4 kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug".
  • 5 Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit;
  • 6 pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit.
  • 7 Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel.
  • 8 Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri.
  • 9 Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi.
  • 10 Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah.
  • 11 Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.
  • 12 Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.
  • 13 Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).
  • 14 Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut;
  • 15 Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).
  • 16 Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah".
  • 17 Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.
  • 18 Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?".
  • 19 Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
  • 20 Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;
  • 21 qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,
  • 22 Kinahu, Dimonahu, Adadahu,
  • 23 Kadeshi, Hatsori, Ithnami,
  • 24 Zifi, Telemi, Bealothi,
  • 25 Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori),
  • 26 Amami, Shema, Moladahu,
  • 27 Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,
  • 28 Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,
  • 29 Baala, Ijimi, Etsemi,
  • 30 Eltoladi, Kesili, Hormahu,
  • 31 Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,
  • 32 Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.
  • 33 Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,
  • 34 Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;
  • 35 Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,
  • 36 Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
  • 37 Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,
  • 38 Dileani, Mitspahu, Joktheeli,
  • 39 Lakishi, Bokskathi, Egloni,
  • 40 Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,
  • 41 Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
  • 42 Libnahu, Etheri, Ashani;
  • 43 Jiftahu, Ashna, Netsibi;
  • 44 Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre;
  • 45 Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;
  • 46 nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre;
  • 47 Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.
  • 48 Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,
  • 49 Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri,
  • 50 Anabi, Esthemothi, Animi,
  • 51 Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;
  • 52 Arabi, Dumahu, Esheani,
  • 53 Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,
  • 54 Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;
  • 55 Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,
  • 56 Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,
  • 57 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;
  • 58 Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,
  • 59 Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;
  • 60 Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.
  • 61 Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,
  • 62 Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.
  • 63 Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.