Zanafilla 10
  • 1 Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
  • 2 Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
  • 3 Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
  • 4 Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
  • 5 Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
  • 6 Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
  • 7 Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
  • 8 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
  • 9 Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
  • 10 Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
  • 11 Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
  • 12 midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
  • 13 Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,
  • 14 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
  • 15 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
  • 16 dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
  • 17 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
  • 18 Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
  • 19 Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
  • 20 Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
  • 21 Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
  • 22 Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
  • 23 Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
  • 24 Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
  • 25 Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
  • 26 Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
  • 27 Hadorami, Uzali, Diklahu,
  • 28 Obali, Abimaeli, Sheba,
  • 29 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.
  • 30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
  • 31 Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.
  • 32 Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.