Psalmet 113
Shqip Bibla e Shenjtë · 9 verses
- 1 Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.
- 2 Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.
- 3 Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.
- 4 Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.
- 5 Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,
- 6 kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?
- 7 Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,
- 8 për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.
- 9 Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.