Psalmet 120
  • 1 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.
  • 2 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
  • 3 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
  • 4 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
  • 5 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
  • 6 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
  • 7 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.